Luana Vjollca ekspozon gjoksin, merr vëmendje nga bregdeti

21:23 | 02 Gusht 2022

Luana Vjollca merr vëmendje me pozat e reja në bregdet teksa ekspozon gjoksin në fustan të zi.

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca mbetet ndër emrat më të komentuar në media rozë.

Ajo krahas një karriere të suksesshme si prezantuese prej kohësh ka provuare vetën edhe në muzikë dhe tashmë numëron disa projekte të suksesshme.

Megjithatë, biondina njihet edhe si një femër me linjat tërheqëse dhe një fizik të kompletuar që e ekspozon në secilën paraqitje që bën.

Për mbi dy milionë ndjekësit e saj në Instagram, Luana edhe së fundmi ka provokuar përmes disa imazheve të realizuara në bregdet.

E veshur në një fustan të zi me dekolte të hapur nën të cilin kishte një palë bikini me të njëjtën ngjyrë, Luana dukej e mahnitshme.

Me një makijazh të lehtë dhe flokët e gjata të valëzuara, prezantuesja duke në formë se kurrë më pare, ndërkohë të shumta ishin e komentet nga ana e fansave.

“Nuk mbulohet dielli me shoshë”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e imazheve.

Ndryshe, kujtojmë që së fundmi ajo ka lansuar një bashkëpunim ndërkombëtar me artistin, Rayvanny.

Komento: