Luana Vjollca ka marrë një vendim të papritur, ku ka vendosur që të tërhiqet për një kohë nga skena publike.
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca vazhdon të jetë ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale.
Ajo është çdo ditë e shumë aktive me publikimin e fotografive të ndryshme nga përditshmëria e saj, shkruan rtv21.
Luana ka dhënë një lajm jo të mirë për fansat. “Kam vendosur të tërhiqem për ca kohë… 12 vite pa ndal.
Kam nevojë të pushoj. Do më marri malli shumë për dashurinë tuaj”, ka shkruar Luana, teksa ka marrë shumë reagime nga fansat. Por e gjitha ishte thjesht një shaka për 1 prillin, që ndryshe njihet si “Dita e gënjeshtrave”.
“Mesazhet tuaja si kjo ma shkrin zemrëm komplet!! Kështu që po ju tregoj që as mend se kam me u ndal. Jam e bekuar që ju kam. Gëzuar 1 Prillin. Hajd se duhe ndonjëherë gënjeshtra të tilla me mu kujtu sa shumë dashni kam”, ka shkruar Luana tutje.
Ndryshe, “Boll u bo tu vujt” është projekti i fundit muzikore që Luana ka publikuar këtë muaj. Kënga ka arritur mbi 3 milionë klikime.