Luana Vjollca shfaqet me kaq stil në qytetin e modës

21:56 | 26 Tetor 2021

Luana Vjollca është ndër moderatoret me të njohura në trojet shqiptare.

Ish-moderatorja e “Shiko kush Luan” , njërit prej emisioneve më të ndjekura në trojet shqiptare, pas largimit të saj nga Top Channel, televizionit në të cilin karriera e saj mori hov lulëzimi, së fundmi është duke i kaluar pushimet e saj në Milano të Italisë.

Pas Greqisë, destinacioni i radhës i Luanes paska qenë Italia.

Siç duket Luana po e shijon shumë këtë periudhë të pauzes prej televizionit, pasi në fotot e fundit që ka postuar, shfaqet shumë e lumtur dhe plot stil. /ORAinfo/

Komento: