Luana Vjollca shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore, shfaqet në këtë gjendje

17:24 | 14 Dhjetor 2022

Në puntatën e fundit të ‘’Zemër Luana’’, Luana Vjollca verehej se nuk ishte ne gjendjen e saj me te mire, ajo ishte gjatë tërë emisionit me zë të ngjirur

.

Përkundër përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe temperaturës së lartë, ylli shqiptar vendosi të mbajë emisionin si zakonisht dhe qëndroi deri në fund.

Por duket se gjendja nuk i është përmirësuar akoma. Ka qenë makeup artisti Henri Gjata, që kujdeset për Luanën këtë sezon, i cili ka zbuluar një pamje jo të këndshme ku prezantuesja duket në gjendje jo të mirë shëndetësore duke marrë serum.

‘’Punë punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë’’, ka shkruar Henri ndërsa ka shtuar: Se e kemi ngrënë mësysh.

Duket se Luana edhe episodin e radhës po e xhiron në gjendje të rënduar dhe është për t’u duartrokitur mos dorëzimi i saj, përcjell infokosova.

Shiko foton:

Komento: