Tashmë zyrtare, Lucas Paqueta është lojtar i Lyon.
Milan dhe Lyon kanë arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit në Francë.
Është Lyon që përmes faqes zyrtare të klubit ka konfirmuar blerjen e 23 vjeçarit.
“Mirë se vjen Lucas Paqueta”, shkruhet në faqen e Lyon.
Paqueta te Milan është transferuar në vitin 2019, dhe në 37 paraqitje ka shënuar një gol.