
SHBA dhe Irani kanë arritur një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund bllokadës iraniane në Ngushticën e Hormuzit, një zhvillim që mund të ulë tensionet në Lindjen e Mesme dhe të rikthejë lëvizjen normale të tregtisë globale të naftës.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan, marrëveshja në parim parashikon rihapjen e ngushticës strategjike nga Irani, ndërsa Teherani do të angazhohet të heqë dorë nga rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele të larta.
Megjithatë, marrëveshja nuk është firmosur ende dhe mbetet në pritje të miratimit final nga Donald Trump dhe udhëheqësi suprem iranian.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndaj çdo tension në këtë zonë ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare të energjisë, shkruan TCh.