Lufta kundër koronavirusit, Gjermania i dhuron OBSH-së 50 milionë euro

22:56 | 27 February 2020

Koronavirusi tashmë është bërë një problem global.

Gjermania i akordoi 50 milionë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të ndihmuar në luftën kundër shpërthimit të koronavirusit, njoftoi ministria e Financave.

Fondi shtesë ka qëllim të sigurojë mbështetje për sistemet shëndetësore, kryesisht në vendet në zhvillim, transmeton Balkanëeb.

Sipas ministrisë së Financave, OBSH ka nevojë për 675 milionë dollarë fonde deri në fund të prillit, ku vetëm një pjesë e kësaj shume është vënë në dispozicion nga komuniteti ndërkombëtar.

Komento: