Cristiano Ronaldo në mbështetje të Italisë dhe Portugalisë, kërkon durim.
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i inkurajuar të gjithë në luftë me koronavirusin.
Madje, ylli portugez ka publikuar një foto ku fytyra e tij është e mbuluar me flamurin e shtetit të tij Portugalisë dhe vendit ku luan Ronaldo, Italisë.
“Në këto momente shumë të vështira për botën është e rëndësishme që në të bashkohemi dhe ta mbështesim njëri tjetrin. Le kontribuojmë të gjithë për të tejkaluar këtë situatë”, shkroi Ronaldo.
Ronaldo ndodhet në vendlindjen e tij ku ishte larguar me t’u përhapur koronavirusi në Itali.