Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi edhe në Japoni.
Kryeministri japonez Shinzo Abe shpalli zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme njëmujore.
Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë nga sot deri më 6 maj dhe do të jetë në fuqi në shtatë prefektura të goditura nga virusi Covid-19, përfshirë Tokion, raporton CNN.
Abe kishte njoftuar dje që ai do të shpall gjendjen e jashtëzakonshme sot pasi vendi po përballet me rritje të rasteve me virus.
Sipas deklaratës, “aktiviteti themelor ekonomik” do të vazhdojë ende, me transport publik dhe supermarkete që do mbeten të hapura. Njerëzve iu është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos bëjnë udhëtime të panevojshme.