Edhe një shtet ka dalë kundër Rusisë.
Bullgaria ka marrë vendimin që të ndalojë hapësirën e saj ajrore për fluturimet e aeroplanëve rusë.
Ministrja e Transportit e Bullgarisë njoftoi se nga e shtuna, ky vend do të ndalojë fluturimet e operuara nga linjat ajrore ruse.
Vendimi u tha se u mor në shenjë të solidarizimit me popullin e Ukrainës, i cili u sulmua mëngjesin e së enjtes nga Rusia.Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev.