
Pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe nisjes së përplasjes mes ShBA-së dhe Iranit, në rrjetet sociale janë shfaqur disa mesazhe që i bëjnë thirrje Iranit të ndërmarrë veprime kundër bazës ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë.
Në lidhje me këto reagime dhe situatën e krijuar, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka deklaruar se nuk ka shenja që tregojnë për rritje të rrezikut apo destabilizim të sigurisë në vend.
“Nuk ka indikacion për rritje të rrezikut të sigurisë, dhe shkrimet në portale për këtë çështje nuk mund t’i komentojmë.”/RTV21