Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Nga 400 mijë vota të numëruara Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke luftuar ngush mes vete, ku LDK prin me vetëm 400 vota më shumë se VV-ja.
LDK aktualisht ka 25,21 për qind të votave, ndërsa VV-ja me 25, 12 për qind.
Ndërsa shihet një renie e PDK-së, që radhitet e treta me 21, 95 për qind.
AAK-PSD është 12,39. /ORAinfo/