Luftë e madhe në Serie A, formacionet zyrtare

20:23 | 23 Maj 2021

Formacionet zyrtare

Milani, Napoli dhe Juventusi do të luftojnë për dy vende në Ligën e Kampionëve nga Serie A sezonin e ardhshëm.

Në ditën e fundit të sezonit 2020/21, Milani renditet në vendin e tretë me 76 pikë aq sa ka edhe Napoli në vendin e katërt. Juventusi është i pesti me 75 pikë.

Milani dhe Napoli janë në pozitë më të mirë se Juventusi, pasi nëse i fitojnë ndeshjet e tyre përkatëse, kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Por Milani do të ketë punë shumë më të vështirë nga të tri skuadrat, sepse përballet me Atalatan, e cila pavarësisht se e ka siguruar Ligën e Kampionëve, synon ta mbyllë sezonin në vendin e dytë, menjëherë pas kampionit Inter.

Napoli përballet me Veronën, një skuadër kompakte, ndërsa Juventusi me Bolognan.

Të gjitha ndeshjet nisin në orën 20:45.

Formacionet zyrtare:

Atalanta: Gollini; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Malinovskyi; Pessina, Duvan Zapata

Milan: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Brahim Diaz, Calhanoglu; Leao

Bologna: Skorupski; Tomiyasu, Medel, Soumaoro, De Silvestri; Schouten, Svanberg; Skov Olsen, Vignato, Barroë; Palacio

Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Danilo, Rabiot; Chiesa, Dybala, Kulusevski; Morata

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Manolas, Rrahmani, Hysaj; Fabian Ruiz, Bakayoko; Lozano, Zielinski, L Insigne; Osimhen

Verona: Pandur; Ceccherini, Gunter, Dimarco; Faraoni, Dawidowicz, Ilic, Lazovic; Bessa, Zaccagni; Kalinic

Komento: