“Luftë” mes bandash në rrugët e Vlorës, një i plagosur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

“Luftë” mes bandash në rrugët e Vlorës, një i plagosur

19:29 | 12 Maj 2019

Një person është plagosur në Vlorë.

Tjetër përplasje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Sipas korrespondentit të Top Channel në Vlorë, pas shkëmbimit të zjarrit dyshohet për një të plagosur të identifikuar si Romario Alliaj, 28 vjeç, ndaj të cilit mësohet të ishte ngritur pritë.

Në ngjarjen e rëndë janë përfshirë dy automjete, duke shkaktuar panik mes kalimtarëve të rastit dhe automjeteve të tjera që po lëviznin në zonë.

Policia thuhet të jetë drejtuar menjëherë për në vendngjarje, ndërsa pritet të ngrihen edhe pika kontrolli në hyrje-daljet e qyteteve kryesore që lidhen nga ky aks.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!