‘Luftë’ mes Milanit, Man Utd e Bayern Munich, e duan ishyllin e Atletico Madridit

19:32 | 05 January 2019

Po zhvillohet një garë e madhe mes Milanit, Man Utd e Bayern Munich për Yannick Ferreira – Carrasco.

Ish-ylli i Atletico Madrid, Yannick Ferreira – Carrasco thuhet se ka bërë kërkesë që të largohet nga Dalian Yifang.

Interesim për lojtarin ka ardhur menjëherë nga skuadra italiane, Milan, të cilët kanë tentuar të kontaktojnë me anësorin belg.

Por, së fundmi në garë për lojtarin janë future edhe Bayern Munich e Manchester United, shkruan “Football Italia”.

Belgu kaloi në Kinë nga Atletico Madrid për 30 milionë euro, vetëm një vit më parë dhe duket se aventura e tij në futbollin kinez nuk do të zgjas më shumë.

Me gjithë këto kërkesa nga gjigantët evropian, mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e ardhshme e tij.

Kujtojmë se më herët Carrasco është paraqitur me Genk, Monaco dhe Atletico Madrid.

Komento: