Një përleshje në distancë ka ndodhur mes këshilltarit të kryeministrit Ramush Hardinaj dhe këshilltarit të ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Avni Arifi i AAK-së e Bajram Gecaj i LDK-së janë përfshirë në një debat me akuza e sharje në Facebook, kur kanë folur për demarkacionin e dialogun, Thaçin e punësimet.
Zyrtari i AAK-së ka thënë se është vështirë të riparohen veprimet e turpshme të Isa Mustafës gjatë qeverisjes me PDK-në. Gecaj ka thënë se me retorikë boshe nuk ndalet tyxharllaku i Hashim Thaçit.
Shefi i Stafit në Kryeministri, Avni Arifi, ka lëshuar akuza në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës se e kanë fëlliqur gjatë kohës sa kanë qenë në Qeveri.
Këtë konstatim Arifi e ka dhënë në një koment kur ka polemizuar me Bajram Gecajn, ish-Këshilltar i Isa Musatafës sa ky i fundit ishte Kryeministër.
“E keni flliqë fort Bajram. Pajtohem se është boll vështirë me riparu”, ka shkruar Arifi kur i është përgjigjur Bajram Gecajt lidhur me ndryshimin e qëndrimeve të AAK-së lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.
AAK kishte kundërshtuar marrëveshjen me malazezët edhe me protesta. Por, kur kishte ardhur në pushtet e kishte votuar. Madje Hashim Thaçi, nëpër çdo intervistë, e përmend faktin se të njëjtit zyrtarë që kishin kundërshtuar demarkacionin të njëjtit e kishin votuar, u kishin dalë lotët nga gëzimi dhe kishin festuar.
“Ashtu thoshit edhe për demarkacionin me Malin e Zi, por për hir të pushtetit e aprovuat vijën e njëjtën … i harruat “tetë mijë hektarët” sa qelë e mshelë sytë!”, ka shkruar Gecaj, në një komunikim publik në Fb.
Zyrtari i AAK-së ka thënë se ende beson se do të ketë korrigjim të marrëveshjen me Malin e Zi. Por, fajin pse Kosova ka humbur tokë ia ka lënë LDK’së, edhe pse marrëveshjen me Podgoricën e kishte nënshkruar Hashim Thaçi me izen e Presidentes së atëhershme, Atifete Jahjaga.
“Bajram Gecaj si kemi harruar 8000ha por nenshkrimin tuaj te turpshēm të demarkacionit dhe zajednicēs do të na merr kohë që t’i riparojmë. Kosova gjatē do tē paguaj për turpin tuaj. Kurrë sdo te i harroj lavdatat për netët e juja pa gjumë tu punu per zajednice ne Bruksel”, ka shtuar Gecaj.
AAK e LDK kishin bashkëqeverisur më 2004 kur Ramush Haradinaj kishte vendosur të mos qëndronte ne opozitë me PDK’në. Ishte bërë Kryeministër.
Isa Mustafa e Ramush Haradinaj kishin tentuar të bëheshin bashkë edhe një herë por kishin dështuar meqë s’i kishin fituar zgjedhjet. Kishin bërë një koalicion paszgjedhor, LAN. Isa Mustafa e kishte prishur atë marrëveshje duke shkuar te PDK’ja për pozitën e Kryeministrit.
Edhe AAK si parti që kishte akuzuar PDK’në, SHIK’un, Hashim Thaçin e Kadri Veselin për krejt të këqijat e Kosovës, në fund kishin vendosur të shkonin bashkë në zgjedhje. Edhe në këtë rast, Ramush Haradinaj ka fituar pozitën e Kryeministrit.
Të dy partitë, AAK e LDK e kanë marrë pushtetin vetëm kur këtë ua ka dhënë PDK’ja dhe Hashim Thaçi.
Megjithëkëtë, , shkruan express, debati mes zyrtarëve të dy partive ka vazhduar me emrin e Hashim Thaçit.
Bajram Gecaj i LDK’së ka thënë se Ramush Haradinaj s’ka guxuar të marrë rolin udhëheqës në dialogun me Serbinë nga frika se Presidenti do t’ia rrëzonte Qeverinë.
Avni Arifi ka thënë se këto fjalë po i thotë një zyrtarë që ka bërë pazare dhe msitni për t’ia siguruar votat ish-Kryetarit të PDK’së që të behej President.
“Bajram Gecaj mos me shkruaj ne ëall sepse nuk kam respekt per bindjet tua politike. Spo te vjen marre. Ke nga me ja ble votat presidentit tuj msitnu deputetet per ambasadore e tash mtregon e mundohesh me shite moral”, ka shtuar Arfii.
Për temën e mesitnive ka folur edhe Gecaj duke ndërlidhur këtë me punësimet partiake nëpër institucione të zyrtarëve të AAK’së.
“Ndersa per msitni me se miri ua shpjegoi deputeti i koalicionit tuaj, Milaim Zeka, kur tha se vetem edhe macat ne tavan u kane mbete pa u punësuar”, ka vazhduar Gecaj debatin.