“Lufthansa” ia dorëzon Aviacionit Civil njoftimin për operim në linjën Prishtinë – Beograd

15:48 | 20 Janar 2020

“Lufthansa” ia dorëzon Aviacionit Civil njoftimin për operim në linjën Prishtinë – Beograd.

Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se të hënën në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Berlin të Gjermanisë, kompania gjermane e fluturimeve, ”Luthansa”, i ka dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës njoftimin për operim të kësaj kompanie në linjën Prishtinë – Beograd dhe anasjelltas.

Sipas këtij njoftimi, Kompania “Lufthansa”, duhet të kërkojë aprovimet dhe licencat për të gjitha fluturimet, sipas kërkesave, rregulloreve dhe Ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, sipas marrëveshjes për ECAA.

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, ka shprehur mirënjohjen e thellë të Republikës së Kosovës, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komunikata ka bërë të ditur se ceremoninë e dorëzimit të njoftimit ka marrë pjesë këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’ Brien.

Komento: