Udhëheqësi i ushtarëve të fundit ukrainas në portin e shkatërruar të Mariupolit u ka kërkuar liderëve botërorë që të organizojnë kalim të sigurt për civilët që strehohen në një fabrikë gjigande çeliku.
Zyrtarët lokalë thonë se 1000 njerëz – shumë prej tyre të afërm të luftëtarëve – janë strehuar nëpër bunkerë dhe tunele.
Raportet nga qyteti jugor i rrethuar thonë se luftëtarët separatistë të mbështetur nga forcat ruse po përpiqen të sulmojnë kompleksin industrial.
Ushtria ruse thotë se kontrollon pothuajse të gjithë Mariupolin dhe gjatë fundjavës mbrojtësit e fundit të qytetit injoruan afatin e rusëve për dorëzim.
Kapja e të gjithë qytetit do të ishte një çmim i madh strategjik për Rusinë.
Ndërkaq, Ukraina është ankuar se nuk ka korridore humanitare për të evakuuar civilët që kanë mbetur në zonat e konfliktit për të tretën ditë meqë nuk ka marrëveshje me Rusinë.