Luftimi i koronavirusit, Sllovakia i ofron ndihmë Kosovës

12:42 | 06 Prill 2020

Sllovakia i ofron Kosovës një projekt për luftimin e koronavirusit.

Zyra Ndërlidhëse e Republikës Sllovake në Prishtinë i ka ofruar administratës së Kosovës një projekt të dobishëm që synon ta luftojë kulmin e shpërthimit të virusit COVID-19.

Qëllimi i këtij projekti është të krijojë bazë të vullnetarëve si mjet për të ndihmuar në menaxhimin e mbështetjes për personelin mjekësor.

Ai lidh studentët e mjekësisë ose personat me përvojë mjekësore të gatshëm për të punuar si vullnetarë në spitale.

“Në Sllovaki, që nga lansimi javën e kaluar, më shumë se 800 vullnetarë mjekësorë, jo vetëm studentë të mjekësisë, dhe më shumë se 50 spitale janë bërë pjesë e platformës. Dhjetëra vullnetarë tashmë janë duke ndihmuar në spitalet Sllovake. Të gjithë jemi bashkë në këtë!”, thuhet në komunikatën e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë.

Komento: