Luftiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

20:08 | 25 January 2025
luftiu-ftohet-nga-prokuroria-ne-serbi-per-protesten-e-gushtit-ne-bujanoc

Nevzad Lutfiu, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se  marrë ftesë nga Prokuroria në Serbi për vendosjen e bilbordeve për protestën e organizuar në Bujanoc në gusht të vitit të kaluar.

I njëjti ka njoftuar edhe se, ai është ftuar që të paraqitet me datë 14.02.2025.

Postimi i plotë:

Ftesa e dytë, arsyeja e njëjtë kësaj radhe drejtpërdrejt nga Prokuroria.

Aty kuptova se Prokuroria ka ngritur procedurë për shkak që për vendosjen e bilbordeve për protestën e organizuar në Bujanoc në gusht të vitit të kaluar nuk kemi marrë leje.

Zyrtarëve të stacionit policor refuzova t’i përgjigjem për shkak që nuk është respektuar procedura e thirrjes.

Tani jam ftuar drejtpërdrejtë nga Prokuroria që më datë 14.02.2025 të paraqitem për intervistë.

Protesta jonë është parë me lupë, ndërsa thirrjet e huliganëve për të na likuiduar nuk i bëjnë përshtypje sistemit të drejtësisë.

Kjo përndjekje nuk më demotivon aspak, përkundrazi më motivon që të vazhdoj rrugën e qëndresës dhe organizimit.

Komento: