Lugati e thotë hapur: ky person do të doja të fitojë Big Brother

13:28 | 30 Janar 2023

Gjon Karrica: Do të doja që Big Brother VIP Kosova ta fitojë Stresi.

Gjon Karrica ishte i obliguar që të lë në gjysmë rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova.

Shëndeti i tij bëri që artisti të largohet përfundimisht nga spektakli dhe tashmë ai është në gjendje të mirë dhe drejt rikuperimit të plot.

I ftuar në Prive, Karrica foli për shëndetin, eksperiencë e tij në BBVK dhe planet për të ardhmen.

Gjoni tha se ka pasur një ftohje në mushkëri dhe tani po ndihet më mirë dhe është në përkujdesje të vazhdueshme të mjekëve.

Ndërkohë, Gjoni nuk ka hezituar që të tregonte se cilët prej banorëve janë të preferuar e tij dhe kujt ia dëshiron fitoren.

“Ka qenë eksperienca më e mirë në jetën time, i kam dy simpati aty brenda, të gjithë janë të mrekullueshëm, por Gresën e dua pafund edhe Stresin sepse është një njeri shumë i drejtë, juve ju dua pak më shumë, të gjithë janë fenomenale cilido që ta fitojë unë do të gëzohem, por unë jam një persona që e kam kaluar jetën në diaspore dhe gjithmonë e kam patur synim që të luftojë dallimit mes shqiptarëve sepse ne jemi një, dhe do të doja që që fitorja të shkonte te Stresi, që të mos ketë dallime a je i Preshevës, Gjakovës, i Diasporës, Shqipërisë apo Ulqinit, ne jemi një”, tha Karrica.

Gjoni ndër tjera tha se është duke finalizuar projektet e reja muzikore që pritet t’i publikojë shumë shpejt.

Komento: