Lugati i revoltuar me Xhuli Nurën: E pafytyrë, ti veç ‘twerk’ di të bësh

19:34 | 28 Dhjetor 2022

Një debat i ashpër është zhvilluar së fundmi në Big Brother VIP Kosova mes Lugatit dhe banores tjetër, Xhuli Nura.

Gjon Karrica e ka akuzuar modelen shqiptare se ka ndërhyrë në mes të një çifti, pas rrëfimit që bëri ajo në lidhje me një politikan.

Ai i thotë se duhet t’i vijë turp që ka hyrë në martesën e tyre dhe se me këtë tenton që t’i shkatërrojë njerëzit.

“Ti ke thënë se i kam shkruar asaj dhe ia kam përcjell të gjitha mesazhet dhe po hyn në një çift. Duhet të të vij turp. Ti the që ia kam përcjell mesazhet dhe fotografitë dhe ia kam dërguar burrit të saj. Duhet me të ardh turp. Ti që hyn dhe do me shkatërru mes njerëzve. Ti për mua e ke një X të kuq. Ti që hyn në mes të martesave duke i shkatërruar njerëzit. E pafytyrë”, u shpreh ai.

Xhuli nga ana tjetër iu kundërpërgjigj duke i thënë se për veprimet e tij duhet të jetë në dijeni edhe gruaja e tij.

“Nëse është tradhtar, normal që ia tregoj gruas së tij”, tha Xhuli.

“Zgjohu jepi, bën tëerk se nuk di tjetër gjë”, vazhdoi më tej me ofendime Lugati ku pati një përgjigje nga Nura duke shtuar: “Unë nuk rri në një vend ku ofendohet njeriu”.

Xhuli këtë kohë ka qenë një nga banoret më të kritikuara në shtëpinë e famshme të Kosovës.

Komento: