Lugati me një përgjigje të papritur për Edona James

23:06 | 15 Nëntor 2023

E pyesin çfarë mendon për Edona James, kështu përgjigjet Lugati.

Banori i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica i njohur për publikun me nofkën Lugati, ka qenë një nga emrat më të komentuar të shtëpisë së famshme.

Së fundmi, Lugati iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në InstaStory.

Njëra nga pyetjet kishte të bënte me banoren aktuale të Big Brother VIP Kosova 2, Edona James.

“Çfarë mendimi ke për Edona James?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua Karricës.

“Shumë argëtuese, shyhreti i shtëpisë”, u përgjigj këngëtari.

Komento: