Luis Enrique në bisedime për t’u bërë trajner i këtij ekipi

11:58 | 21 January 2023

Luis Enrique në bisedime për t’u bërë trajner i një ekipi.

Brazili po konsideron emërimin e ish-trajnerit të Spanjës dhe Barcelonës, Luis Enrique si trajner të ri, pas largimit të Tites.

Presidenti i Konfederatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues, do të udhëtojë në Evropë në javën e ardhshme për të takuar trajnerët e mundshëm dhe Enrique është një nga kandidatët në listën e ngushtë, sipas UOL Esporte.

Brazili tashmë ka pyetur për disponueshmërinë e spanjollit përmes legjendës braziliane dhe ish-shokut të skuadrës së Enrique në Barcelonë, Ronaldo, i cili pati një bisedë me trajnerin 52-vjeçar.

Ish-trajneri i Spanjës nuk është i vetmi në listën e Rodrigues, e cila përfshin disa emra të profilit të lartë si trajneri aktual i Real Madridit, Carlo Ancelotti – megjithëse italiani ka këmbëngulur se qëllimi i tij është të respektojë kontratën e tij afatgjatë me Los Blancos.

Ish-trajneri i Brazilit, Tite, vendosi të largohej pas eliminimit befas në çerekfinale të Kupës së Botës Katar 2022, nga Kroacia, ndërsa Enrique u shkarkua pas eliminimit të Spanjës në të njëjtën fazëm nga Maroku.

Së bashku me Enriquen dhe Ancelottin, menaxheri i Romës, Jose Mourinho, gjithashtu pritet të bëhet trajneri i ardhshëm i Brazilit, sipas ish-lojtarit të FC Porto, Carlos Alberto, i cili e mbështeti portugezin si kandidatin ideal për t’u bërë pasardhësi i Tites.

Komento: