Luis Enriquen nis bisedimet me Kampioni italian

14:32 | 27 Maj 2023

Kampioni italian nis bisedimet me Luis Enriquen.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, raportohet se ka kontaktuar drejtpërdrejtë me Luis Enriquen për pozitën e trajnerit.

Kjo pozitë do të mbetet e lirë pas përfundimit të sezonit, pasi që Luciano Spalletti do të largohet.

Enrique është në krye të listës së trajnerëve të mundshëm për zëvendësimin e italianin.

53-vjeçari është i lirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur dha dorëheqja nga Kombëtarja e Spanjës. Për të thuhet se interesim ka shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.

Megjithatë, për të konfirmuar interesimin e Napolit, De Laurentiis raportohet se telefonoi Enriquen për të diskutuar planet e klubit për të ardhmen e afërt, sipas “Il Corriere dello Sport”.

Paga e spanjollit thuhet se mund të jetë problem, pasi napolitanët nuk mund t’i ofrojnë më shumë se 3.5 milionë euro në sezon.

Megjithatë, kampionët e Italisë shpresojnë që një projekt tërheqës, si dhe fakti se do të garojnë në Ligën e Kampionëve, mund të mjaftojë për të bindur atë që t’iu bashkohet.

Komento: