Luis Suarez është stërvitur sot në mëngjes nën urdhërat e Ronald Koeman. Por, menjëherë pas stërvitjeve sulmuesi uruguajan ka marrë rrugën për në Itali.
Në orën 13:15 ai ka fluturuar në Perugia nga aeroporti “El Prat”. Fluturimi i Suarez lidhet më së shumti me kalimin e tij te Juventusi.
Lojtari duket se nuk do të durojë më injorimin e Koeman dhe do të ndërrojë ambient. Suarez nuk është ftuar fare në miqësoren e djeshme që Barcelona e luajti ndaj Gironas.