Luis Suarez rezulton pozitiv në koronavirus

22:35 | 16 Nëntor 2020

Luis Suarez ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Ai është bërë lojtari i fundit që është prekur nga koronavirus.

Sulmuesi uruguaian është i grumbulluar me Kombëtaren e tij, por në testimet e fundit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kësisoj, ai tani do të qëndrojë për dy javë në izolim.

Sulmuesi i Atleticos do të mungojë në sfidën kundër ish-skuadrës së tij, Barcelona, të cilën e luan menjëherë pasi të përfundojnë ndeshjet e kombëtareve.

Komento: