Inter Miami ka bërë ofertë për sulmuesin uruguaian Lusi Suarezin.
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka marrë një ofertë të majme nga skuadra amerikane Inter Miami.
Mësohet se Suarezi është joshur nga oferta dhe ideja për të vazhduar karrierën në SHBA pas kontakteve me David Beckhamin, i cili ka në pronësi ekipin, Inter Miami.
Suarezi është pjesë e Barcelonës prej vitit 2014 dhe deri më tash ka shënuar 196 gola në të gjitha garat.
Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021 me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Suarezi karrierë në Evropë ka bërë edhe te Liverpooli, Ajaxi e Groningeni.