Luizi dhe Tea marrin vendimin që askush nuk e priste

20:13 | 08 Janar 2023

Luizi sqarohet me Tean: Tani jam vetëm.

Tea i ka shprehur Luizit se ka humbur besimin te ai, pas prime të djeshëm.

Pasi morën kohë për t’u sqaruar bashkë, por dhe me kërkimin e ndjesës nga ana e Luizit, dyshja pritet të mos ketë marrëdhënie aq miqësore sa më përpara.

Tea: “Nuk të besoj dot më”.

Luizi: “Mirë bën, të isha në vend tënd nuk do i besoja dikujt si puna ime”.

Tea: “Ja unë të besova”.

Luizi: “U zhgënjeve?”

Tea: “Po”.

Luizi: “Të kërkova falje”.

Tea: “Nuk e rregullon”.

Luizi: “Nuk po të kërkoj falje të rregullohet, thjesht po të them më fal dhe po iki në punën time”.

Kiara gjithashtu ka krijuar distancë me Luizin. “Tani jam vetëm tha Luizi”, pasi u nda nga biseda me Tean.

Komento: