Luizit i përkeqësohet gjendja shëndetësore, Kiara ua mori zemrën të gjithëve me veprimin e saj

11:24 | 29 Janar 2023

Luizi i Big Brother VIP Albania nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Natën e mbrëmshme në spektaklin e radhës të Big Brother VIP Albania u zhvilluan dinamika të shumta.

Një debat tjetër ndodhi mes Efit dhe Oltës, pastaj publiku zgjodhi fitues Luizin dhe Tean në sfidën e “Big Brother Talent Show”.

Pas, spektaklit kishte edhe të tjera ngjarja që ndodhën në orët e vona të natës, Luizi që njihet për energjinë e tij për të dhuruar atmosferë nuk ka vepruar njëjtë.

Këngëtari pas darkës me banorët nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka shkuar të shtrihet në shtrat para të gjithë banorëve tjerë.

Për t’i qëndruar afër ishin Kiara dhe Efi, të cilat u shqetësuan për shëndetin e tij ndërkohë Luizi ka vazhduar të qëndroi në shtratin e tij.

Në një moment ishte Armaldo ai i cili iu afrua duke i thënë: “Po u sëmure ti u mbyll Big Brotheri”.

Kiara ndërkohë tregoi një përkushtim më të madh pasi është kujdesur që t’i qëndronte pranë në raste se kishte nevojë për ndonjë gjë.

Ndryshe, kujtojmë që mbrëmë Xhonatan Islami ishte i eliminuara i radhës, por që u rikthye në shtëpinë e famshme me biletë.

Komento: