Luka Modric e shpëton AC Milanin, fiton me mund ndaj Pisas

23:02 | 13 Shkurt 2026

AC Milani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Pisa, në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A.

“Rossonerët” arkëtuan pikët e plota falë triumfit 1-2, sfidë që doli mjaftë e baraspeshuar.

Ruben Loftus-Cheek shënoi nga afërsia me kokë pas harkimit të Athekame për të kaluar Milanin në epërsi (39’).

Niclas Fullkrag pastaj shënoi por që VAR-i ia anuloi golin për pozitë jashtë loje.

I njëjti pastaj nuk shfrytëzoi rastin e artë për të realizuar nga penalltia (56’).

Pisa arriti të kthehet në lojë falë Felipe Loyola që u gjend në vendin e duhur për të shënuar në portën e zbrazur (71’).

Sidoqoftë, heroi i Milanit ishte Luka Modric që pas një aksioni të shpejtë nuk gaboi përballë portierit vendas (85’).

Situata për mysafirët më vonë u përkeqësua kur Adrien Rabiot u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por arritën ta ruanin rezultatin.

Kësisoj, Milani ngjitët në pozitën e dytë me 53 pikë ndërsa Pisa në fund me 15 sosh.

Komento: