Lukaku arrin në Milano, po transferohet të gjiganti nga Serie A

14:13 | 28 Maj 2019

Romelu Lukaku pritet të largohet nga Manchester United. Sulmuesi bel, është afër t’i bashkohet gjigantit italian, Inter.

Me Antonio Conte që do të shpallet si menaxher i ri i Interit, projekti i tij i rindërtimit është gati të fillojë, përcjell ORAinfo.

Mendohet se Lukaku tashmë është takuar me udhëheqësit e Nerazzurrit dhe është gati të ulë kërkesat e tij për të veshur fanellën e Interit.

Me marrëveshjen e arritur me lojtarin tani, ata do të presin për të gjetur marrëveshjen edhe me Manchester United.

Gazzetta dello Sport shkruan se nuk është e lehtë të gjesh një marrëveshje ekonomike me ‘Djajtë e Kuq’ (të cilët dëshirojnë vetëm 70 milionë para të gatshme) për ta liruar Lukakun të largohet nga ekipi. /ORAinfo/

Komento: