Lukaku – Chelsea, po ndodh kthesa e madhe

15:25 | 04 May 2023

Trajneri i ri i Chelseat dëshiron që Lukaku të qëndrojë në Stamford Bridge.

Chelsea do të emërojë Mauricio Pochettinon për sezonin 2023/24 dhe trajneri argjentinasi do të përpiqet të bindë Romelu Lukakun të qëndrojë në Londër.

Sulmuesi belg është i huazuar te Interi, por do të kthehet te Chelsea në fund të sezonit aktual, siç u konfirmua në mars nga drejtori sportiv Beppe Marotta.

Megjithatë, burime të shumta në Itali pohojnë se Lukaku dëshiron të luajë përsëri për Interin sezonin e ardhshëm dhe do të dojë të kthehet në Giuseppe Meazza në verë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Blutë do të emërojnë një trajner të ri për sezonin 2023/24 dhe Pochettino është kandidati i caktuar për të marrë drejtimin e klubit nga Stamford Bridge.

“Mungon vetëm njoftimi zyrtar”, shkruan korrespondenti i La Gazzetta dello Sport në Londër, Davide Chinellato.

Sipas raportit, një nga çështjet e para të debatit mes ish-trajnerit të Tottenhamit dhe pronarit Todd Boehly do të jetë e ardhmja e Lukakut.

Pochettino thuhet se dëshiron të bindë yllin belg të qëndrojë në klub dhe ai do t’ia prezantojë Lukakut projektin e tij për të ardhmen e Chelseat në javët e ardhshme.

Blutë nuk do të luajnë garat evropiane në sezonin 2023/24, por Pochettino synon të rindërtojë ekipin dhe thuhet se e sheh Lukakun si një lojtar me përvojë që mund ta ndihmojë atë në këtë proces.

Trajneri argjentinas dhe Boehly do t’i japin kohë sulmuesit për të shqyrtuar ofertën e tyre.

“Lukakut do t’i ofrohet një rol në të gjithë këtë, me idenë për të ringjallur karrierën e tij në atë që konsiderohet liga më e rëndësishme në botë”, përfundon Gazzetta dello Sport.

Komento: