Romelu Lukaku do vazhdojë më gjatë qëndrimin në Itali.
Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Chelsea ka arritur një marrëveshje me Interin për të zgjatur marrëveshjen e huazimit të Romelu Lukakut deri në vitin 2024.
Njoftimi zyrtar do të bëhet pas vitit të ri, me të gjitha palët që tashmë kanë arritur marrëveshje.
Sulmuesi belg nuk do të kthehet në ‘Stamford Bridge’ në fund të sezonit.
Kujtojmë që merkaton e verës Lukaku kaloi në formë huazimi drejt Interi, pasi nuk ishte i lumtur te ‘Blutë e Londrës’.