
Sulmuesi Romelu Lukaku është shumë pranë rikthimit te Chelsea.
Gjiganti anglez do paguajë plotë 115 milionë euro për transferimin e belgut nga Inter.
Lukaku tashmë ka kryer pjesën e parë të testeve mjekësore te Inter, derisa tani është nisur për në Londër me aeroplan privat.
Këtë e konfirmoi edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

“Pasi përfundoi pjesën e parë të testeve në Milano, Romelu Lukaku është duke udhëtuar në aeroplan privat për në Londër që të kompletojë kalimin te Chelsea.
Zyrtarizimi dhe prezantimi brenda javës. Lukaku i bashkohet Chelsea për 115 milionë euro”, shkroi ai.
Ndërkohë, Chelsea nuk do ndalet më kaq, ngase e do edhe Jules Kounde të Sevillas.