Lukaku refuzon edhe Barcelonën për këtë skuadër

21:47 | 12 Mars 2022

Të gjithë e dinë se objektivi kryesor i Barçës për sezonin e ardhshëm ka një emër dhe mbiemër: Erling Haaland.

Megjithatë, Blaugranët nuk janë të vetmit që ndjekin hapat e sulmuesit norvegjez. Manchester City ka një avantazh, siç e pranojnë nga klubi katalanas, por edhe Real Madrid, PSG dhe Bayern Munich po luftojnë për të nënshkruar me lojtarin e Borussia Dortmund, përcjell ORAinfo.

Në këtë kuptim, Barça po konsideron një listë kandidatësh si ‘plan B’ për Haaland, edhe pse Romelu Lukaku nuk do të ishte në mesin e tyre.

Sulmuesi belg do të ishte i gatshëm të paketonte valixhet në Chelsea, ku mbërriti në verë. Marrëdhënia e tij e tmerrshme me Tuchelin ka çuar në një situatë brenda dhe jashtë fushës që është praktikisht e paqëndrueshme.

“Gazzetta dello Sport” ka raportuar se dëshira e Lukakut është që të rikthehet te Interi, klubi i origjinës përpara se të zbarkojë në Stamford Bridge për më shumë se 100 milionë euro.

Reprezentuesi i Belgjikës madje do të ishte i gatshëm të ulte pagën e tij për t’u rikthyer në Itali./ORAinfo/

Komento: