Mediave boshnjake u bie në sy lluksi i Ramush Haradinajt.
Sikur të gjithë mediat e rajonit edhe ato nga Bosnja e Hercegovina kanë raportuar për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në Hagë si i dyshuar, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë mediumit boshnjak “Dnevni Avaz”, i ka rënë në sy lluksi në të cilin jeton Ramush Haradinaj.
“Anita në rrjetet sociale shpesh publikon fotografi, në të cilat vërehet qartë që e shijon luksin, dhe një gjë të tillë mund ta shihni edhe në galerinë e fotografive”, shkruan mediumi boshnjak.
Këto janë fotografitë e publikuara nga “Dnevni Avaz”
Por cila është pasuria e Ramush Haradinajt:
Haradinaj në regjistrin e pasurisë ka deklaruar se posedon një shtëpi banimi në vlerë prej 300 mijë eurosh, të cilën e ka lëshuar me qira, një shtëpi tjetër banimi e cila kushton rreth 200 mijë euro dhe një banesë në vlerë të 70 mijë eurove.
Poashtu, Haradinaj ka deklaruar se ka në pronësi edhe një truall që kushton mbi 27 mijë euro. Si pasuri të përbashkët, ai e ka deklaruar Kullën, që sipas tij kushton 270 mijë euro, dhe një tokë kodrinore në vlerë 75 mijë euro.
Si pasuri të paluajtshme, Haradinaj e ka deklaruar veturën e bashkëshortes, e cila ka një kosto prej 8 mijë eurosh.
Në bazë të regjistrimit për deklarimin e pasurisë, Haradinaj po del të ketë edhe borxhe të mëdha. Ai e ka një kredi në vlerë prej 133 mijë euro, të cilën e ka marrë për blerjen e shtëpisë e që pritet ta lajë në vitin 2031.
Ai ka edhe obligim tatimor në vlerë mbi 14 mijë euro, si dhe 20 mijë euro të tjera që i ka marrë kredi për banesë. Ndërkohë, që nuk i mungojnë as paratë e gatshme. Haradinaj ka deklaruar se i ka rreth 70 mijë euro para të gatshme në banka.
Të hyrat vjetore të tij e kapin shifrën e 100 mijë eurove. Haradinaj merr mbi 73 mijë euro nga qiraja, 32 mijë euro të tjera nga paga mujore si kryeministër, dhe 2 mijë e 700 euro pension invalidor.
Edhe bashkëshortja e kryeministrit po del se fiton goxha shumë. Anita Haradinaj merr rreth 8 mijë euro nga RTK-ja, 12 mijë euro nga kompania Elsig dhe 12 mijë euro të tjera nga Agjencia e marketingut “Vibe”.