Këngëtarja e njohur Vjollca Haxhiu dhe gruaja e këngëtarit të mirënjohur, Medës, Lulja, duket që janë shoqe shumë të mira.
Nuk hezitojnë çdo herë të na tregojnë sa shumë kohë kalojnë njëra me tjetrën, përcjell ORAinfo.
Që të dyja janë tejet aktive në rrjete sociale me postime nga më të ndryshmet.
Së fundi, Lulja ka publikuar një foto të cilën e kishte realizuar kohë me parë nga shkretia në Dubai ku shfaqet e shoqëruar nga këngëtarja Vjollca Haxhiu.
“Ishalla na vjen koha ma shpejt me u knaq prap”, e ka përshkuar foton Lulja. /ORAinfo/