Lulzim Basha ka thënë se sot opozita bën realitet djegien e mandateve para një regjimi ushtarak.
Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, lideri i demokratëve LulziMm Basha është shprehur se këtë të enjte do të bëhet realitet “djegia” e mandateve të opozitës si dhe do të protestohet në një parlament të rrethuar me gjemba.
Basha e cilësoi rrethimin si atë që bën një regjim ushtarak dhe se nuk është e largët dita që qeveria e Ramës të bjerë për t’ju hapur rruga zgjedhjeve të lira e të ndershme përmes një qeverie tranzitore.
Basha: Ne e dimë dhe ju e dini që policia e shtetit përbëhet nga burra e gra të keqpaguar… është dita e parë kur mandatet i kthehen popullit, ato mandate të panjollosura nga krimi i organizuar. Ne sot do të dorëzojmë mandatet dhe po sot do të protestojmë në parlament, një parlament i mbuluar me tela me gjemba si një rregjim ushtarak.
Mandatet do të digjen sot, Parlamenti ka mbyllur dyert dhe qeveria për sot është larguar, ne përmes bashkimit qytetar do të bëjmë të mundur që këto ngjarje të mos jenë të vetëm një dite por të kthehen shumë shpesh në zgjidhjen përfundimtare.