Lulzim Rafuna, kryetar i ri i OEK-ut.
Kryetari i ri i Odës Ekonomike të Kosovës është Lulzim Rafuna.
Ai u zgjodh me 27 vota pro në Kuvendin e OEK-ut, ndërsa kryesues i Kuvendit është zgjedhur Sami Mazreku nga Byroja e Sigurimeve.
Lulzim Rafuna ishte ish-drejtor i Doganës së Kosovës, ministër në detyrë i Financave dhe këshilltar i ish-ministrit të Financave Bedri Hamza dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Në garë për të parin e OEK-it ishte edhe Ruzhdi Kurtishaj që mori 12 vota dhe Erëza Vela e cila mblodhi 11 vota.
Mandati i kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës është katërvjeccar, derisa këtë pozitë deri tash e mbante Berat Rukiqi,