“Lulzimi ju ka lëshu rrugë”, flet për herë të parë berberi ku nisi zënka që përfundoi me fatalitet në Podujevë

20:07 | 22 Janar 2024

“Rasti ka ndodhë për shkak të rendit” – Si nisi zënka te frizeri në mes Lulzim Fejzullahut dhe dy personave që e rrahën për vdekje

Lulzim Fejzullahu u rrah brutalisht me 14 janar në qytetin e Podujevës.

Ai u rrah nga dy personat e tjerë, ndërsa fillet e zënkës janë te frizeri ku ishin takuar viktima dhe dhunuesit apo më mirë thënë vrasësit e tij, po kjo i mbetët gjykatës me vërtetu edhe ligjërish.

Eh frizeri ku në lokalin e tij filloj zënka në mes Lulzimit dhe dhunuesve të tij ka folur për lajmi. net.

Ai ka spjeguar në detaje për zënken që kishin në lokalin e tij.

“Rasti ka ndodhë për shkak të rendit, ka pas fjalosje në lokal temin, por diçka serioze nuk ka pasë”, tha frizeri.

Tutje ai thotë se viktima ishte i qetë deri sa ishin në lokal.

“Lulëzimi ka toleru, ka ecë”, tha ai.

Lulzim Fejzullahu u rrah brutalisht me 14 janar në Podujevë.

Si pasojë e plagëve të rënda, ai menjëherë u dërgua në QKUK për mjekim të mëtutjeshëm.

Me 20 janar u dha lajmi se ai ka vdekur, sepse nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve të rënda.

Me 21 janar ai u varros në qytetin e tij.

Komento: