Lum Almeda që e ka, ja çfarë bën “Çenari” për të

23:08 | 11 June 2019

Ai është bërë i njohur tek ne me serialet turke.

Aktori turk Tolgahan Sayisman është mjaft i dashur për publikun shqiptarë i njohur me rolin e ‘Çënarit’. Ai tash e një kohë është i martuar me bukuroshen shqiptare Almeda Abazi, shkruan IndeksOnline.

Ata janë një çift mjaft simpatik, dhe të dashuruar me njëri tjetrin. Madje ata nuk hezitojnë ta shprehin dashurinë ndaj njëri tjetrit haptas.

Së fundmi Almeda u ka dhënë mundësinë ndjekësve që t’i bëjnë pyetje asaj në llogarinë e saj në Instagram.

Burri i saj Tolgahan e surprizoi Almedën duke i’a shprehur dashurinë në gjuhën shqipe.

“Të dua shumë” i shkruan Sayisman, ndërsa Almeda i’a kthen “Unë më shumë shpirti im”.

Komento: