Lum Milani që e ka !

19:51 | 10 Maj 2019

Mbrojtësi i Milanit, Andrea Conti, ka folur me DAZN për përvojat e tij me Rossonerët deri tani.

Ai, ndihet keq që për shkak të lëndimeve nuk ka mundur që ta japë maksimumin për fanellën kuqezi, përcjell ORAinfo.

“Lëndimet? Unë ende mendoj për to, sidomos kur nuk mund të luaj ashtu siç dëshiroj. Kam bërë një lloj performance të caktuar dhe tani është më e vështirë për mua ta bëj.

“Unë jam duke punuar shumë. Unë shpesh pyes veten se çfarë lloj lojtari mund të kisha pa këto dy lëndime. Shpesh pyes veten dhe madje edhe pas lojrave që bëj dhe analizoj situatat Këto janë pyetje që do të marr me vete për pjesën tjetër të karrierës sime, por ato duhet të lënë mënjanë dhe unë duhet ta kapërcej këtë situatë

“Maldin ? Deri para disa muajsh kam pasur vështirësi të flas me të. Ti e sheh atë dhe e sheh historinë, por ai është një person shumë i përulur. U Ndiva nervoz kur e takova atë “, ka thënë Conti./ORAinfo/

Komento: