Lum Remzia për renë e saj, kështu e komento ajo në imazhin e fundit

09:11 | 18 May 2019

Remzie Osmani është një prej këngëtareve më të përfolura të momentit në publikun kosovarë.

Ajo para pak javëve martoi djalin e saj të vetëm dhe për këtë bëri dasmë të madhe.

Remzie Osmani është ndër yjet e muzikës popullore shqiptare, e cila për dekada me radhë ka argëtuar publikun anë e mbanë trojeve shqiptare.

E edhe sot, këngëtarja e mirënjohur nuk dalet së publikuari projekte të shumta, shkruan rtv21.

Krahas projekteve dhe angazhimeve tjera, Remzia aktive po tregohet edhe në rrjete sociale, duke publikuar video e imazhe të shumta.

Së fundmi, Osmani ka realizuar një imazh të bukur, përmes së cilit ka marrë vëmendje në rrjetin instagram.

I publikuar vetëm 2 orë më parë, imazhi i këngëtares, ku shihet mjaft e lumtur ka marrë pëlqime dhe komente të shumta. Kur jemi te këto të fundit, në mesin e komenteve të shumta, një të tillë këngëtares i ka lënë edhe reja e saj, Gëzimja.

“E bukura mami”, ka shkruar Gëzimja në imazhin e këngëtares.

Ndërsa, Remzia në storie ka publikuar storie të ndjekësve, të cilët e kanë shpërndarë fotografinë e saj. “Padrejtësi në dashuri” titullohet projekti i fundit i këngëtares, i publikuar më 03 mars, i cili deri tani ka 559 mijë e 335 shikime.

Komento: