Lum vjehrra për nusen, e dashura e Shpatit e quan engjëll nënë e këngëtarit

11:35 | 07 Mars 2021

Partnerja e Shpat Kasapit është ‘ëndërra e çdo vjehrre’, e quan engjëll nënë e këngëtarit.

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij që kur bën publike lidhjen e tyre të dashuriës kanë qenë në vëmendjen e publikut dhe mediave.Selvija dikur e panjohur, tashmë ka realizuar disa inteveista në të cilat adhuruesit e Shpatit kanë patur mundësin ta njohin më mirë, përcjell Gazeta Blic.

Në një intervistë të realizuar së fundi, Selvija dhe Shpati kanë treguar se si janë njohur, pas një bashkëpunimin për klipin e këngëtarit.

“Unë kam punuar si grimiere dhe kishte Shpati një videoklip dhe u kontaktova nga stafi i Shpatit, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin. Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot. U bëmë shumë shok krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para 3 viteve. Kemi 3 vite që njihemi. Kemi qenë shumë shok fillimisht. Ngaqë ishim shumë shok, ja tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, ka rrëfyer e fejuara e Shpatit.Selvija poashtu ka treguar se ka një marrëdhënie të veçantë me mamanë e Shpatit, dhe këtë e ka treguar edhe në një postim në Instagram.“Aq të afërta jeni me nënën e Shpatit sa ke treguar në emision?”- e pyet një nga ndjekësit.

“Kush e njeh mamin e Shpatit e di se për çfarë mbretëreshe kam folur. Jemi shumë të afërta, për mua është heroinë, ëngjëll.”- është përgjigjur ajo.

Komento: