Qytetarë të Pejës kanë publikuar në Facebook foto ku shihet Lumbardhi i kapluar nga mbeturinat.
Qytetarët kanë shpërndarë këto fotografi nëpër profilet e tyre, duke shkruar përkrah fotove se kjo gjendje në të cilën ndodhet Lumbardhi është shqetësuese.
“Per ket’ gjendje te tmerrshme fajtor jemi krejt na qytetaret e Pejes qe ne mungese te vetedijes e mosinteresimit lumin po e konsiderojme si deponi t’mbeturinave e gjithashtu fajtore jane edhe udheheqesit e Komunes se Pejes qe me t’gjitha gjasat mbeturinat n’ket’ lum nuk po i shohin si problem serioz”, ka shruar një qytetar në Facebook.
Ndërkaq gjatë muajit shkurt të këtij viti, në Pejë ishte protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali mbi lumin Lumbardh./GazetaExpress