Lumezi tregon se cili do të jetë dënimi për të kthyerit nga Siria

13:05 | 20 April 2019

110 persona janë kthyer mbrëmë nga Siria në Kosovë.

Prokuroria e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media ku kanë folur rreth të kthyerve nga Siria.

Prokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi tha se nga numri i përgjithshëm i tyre janë 4 persona ndaj të cilëve prokuroria speciale ka filluar hetimet gjatë viteve të kaluara për vepra penale si kryerja e veprave terroriste dhe lufta jashtë territorit të Kosovës.

Sipas prokurorit procedurat penale dhe hetimore ishin pezulluar për arsye se personat në fjalë ishin të paarritshëm.

“Sot pas informatave nga Policia e Kosovës, kemi marrë vendimin për ndalimin e katër personave shtetas të Republikës së Kosovës që kanë marrë pjesë”, tha Lumezi.

“Ata janë në masën e ndalimit dhe pritet që brenda afateve ligjore të merren masat ligjore”, tha Lumezi.

Komento: