Lumi Trepça rrezikon banorët

21:50 | 28 January 2023

Pas vërshimeve, lumi Trepça rrezikon banorët.

Reshjet e mëdha të shiut ditëve të fundit bënë që pjesët anësore të Lumit Trepça në magjistralen Mitrovicë-Bajgorë, të shemben edhe më shumë.

Banorët, fajin për këtë po ia lënë institucioneve përgjegjëse, për shkak të moskryerjes së punës ashtu siç duhet, pasi sipas tyre, vetëm se e kanë rënduar gjendjen e lumit.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Mitrovicë, Bahtir Maxhuni, ka thënë se janë duke bërë përpjekje për të sanuar problemin.

Maxhuni tutje tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës kanë vendosur edhe shenjëzimet për ata që kalojnë këtej pari, që të mos afrohen tek pjesa e shembur.

Komento: