Lumir Abdixhiku është tifoz i flaktë i Milanit

17:26 | 14 Mars 2021

Kryetari i ri i LDK-së është tifoz i flaktë i Milanit.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot mbajti zgjedhjet për kryetar të ri.

Në mesin e tre kandidatëve, Lumir Abdixhiku mposhti me vota Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën.

Abdixhiku, përpos jetës aktive në politikë, njihet edhe si pasionant i madh i futbollit, shkruan Indeksonline.

Ai është tifoz i flaktë i ekipit italian Milan. Disa herë, Abdixhiku ka vizituar stadiumin ‘San Siro’ për të ndjekur nga afër ndeshjet e Milanit.

Komento: