
Analisti politik Jeton Kelmendi, në emisionin Gazeta komentoi zhvillimet politike në vend duke theksuar se opozita ka humbur një mundësi të rëndësishme për të formuar qeverinë.
Sipas tij, përgjegjësia kryesore bie mbi kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për mënyrën se si është menaxhuar situata politike në atë periudhë.
“Kushdo që ishte në atë fillim, opozita mund ta bënte qeverinë dhe ai gabim ishte i Lumir Abdixhikut, ishte nis e sos faji i tij,” thaKelmendi në Gazeta.
Ai tha se në atë kohë, partia e tretë duhej të pozicionohej qartë, qoftë duke hyrë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ose duke krijuar një shumicë me partitë opozitare.
Sipas Kelmendit, edhe një periudhë e shkurtër qeverisjeje nga opozita do të kishte prodhuar një realitet tjetër politik në vend.
“Po të kishim disa muaj qeverisje nga partitë opozitare, pavarësisht se posti i kryetarit të Kuvendit mund t’i takonte partisë së parë, siç ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese, do të kishim një kompozicion tjetër politik,” u shpreh ai.
Analisti shkon më tej duke kritikuar Abdixhikun, duke e cilësuar të dobët dhe me pasoja për zhvillimet politike në vend.
“Një lider shumë i dobët politik e ka katandisur vendin në këtë gjendje,” tha Kelmendi, duke shtuar se kryeministri Albin Kurti e njeh mirë mentalitetin politik të partive si të Lidhjes Demokratike të Kosovës ahtu edhe të Partisë Demokratike të Kosovës, gjë që sipas tij ka ndikuar në zhvillimet aktuale.
Deklarata e plotë: